Ka nisur mbrëmja finale e Big Brother VIP Kosova.
Nata e sotme do të sjellë shumë gjëra të bukura, argëtim dhe befasi deri në momentin kur të shpallet fituesi i këtij edicioni. Nën moderimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit, ky ‘reality shoë’ për 103 ditë ka sjell momente të shumta e nga më të ndryshmet.
Foto: Screenshot/YouTube
Në rolin e opinionistëve kanë qenë: Olti Curri dhe së fundmi pas Afërdita Paqaradës, Anita Muçaj – Haradinaj. Në spektaklin e sotëm të pranishëm në skenë janë edhe ish-konkurrentët e tjerë.
Foto: Screenshot/YouTube
Në finale kanë mbetur pesë banorë: Stresi, Xhuli Nura, Vedat Bajrami, Artan Thaçi dhe Mbresa Hajrullahu. Të njëjtit garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, të cilin do ta rrëmbejë njëri prej tyre. /Njeshi/