18.1 C
Pec
E premte, 20 Qershor, 2025

Zbatimi i regjimit të lirë të trafikut lokal kufitar Kosovë-Shqipëri, Rama: Në Morinë dhe Vermicë, korsi të dedikuara

Ka nisur dje regjimi i lirë të trafikut lokal të kufirit në hapësirën prej 30 km nga të dy anët e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës, në pikat e veçanta të kalimit kufitar.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama. Përmes një njoftimi në rrjete sociale Rama shkruan se në pikën kufitare të Morinës dhe Vermicës do të ketë korsi të dedikuara për kalimin e lehtësuar të kufirit.

“Sot filloi zbatimi i regjimit të lirë të trafikut lokal të kufirit në hapësirën prej 30 km nga të dy anët e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës, në pikat e veçanta të kalimit kufitar. Ndërsa në PKK Morinë dhe Vermicë do të ketë korsi të dedikuara për kalimin e lehtësuar të kufirit”, shkruan Rama./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...