29 C
Pec
E enjte, 20 Qershor, 2024

Nisen kamionët e parë me ndihma drejt portit të Gazas, konfirmon ushtria amerikane

Ushtria amerikane ka konfirmuar dërgesën e parë të ndihmës përmes portit të përkohshëm në Gaza.

Kamionët me ndihma kalojnë përmes portit të ri pasi Izraeli ka kufizuar kalimet nëpër kufijtë tokësorë.

“Kjo është një përpjekje e vazhdueshme, shumëkombëshe, për të dërguar ndihma për civilët palestinezë në Gaza përmes korridorit detar që është krejtësisht i natyrës humanitare”, thuhet në njoftimin e ushtrisë.

SHBA-ja pati nisur ndërtimin e portit javë më parë për të ndihmuar në dërgimin e ndihmave në Gaza, ndërsa Izraeli vazhdon fushatën ushtarake kundër Hamasit.

Të mërkurën, u raportua se qindra tonë ndihmë kishin arritur në Qipro ku nga aty do të niseshin drejt portit. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...