Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se rreth 300 ushtarë britanikë i janë bashkuar përkohësisht misionit në Kosovë.
Sipas njoftimit të NATO-s, në platformën X, ushtarët gjatë ditës së sotme kanë kryer aktivitete trajnimi për të testuar procedurat e mbështetjes mjekësore për operacionet.
“Sot, personeli i Mbretërisë së Bashkuar i caktuar në forcat rezervë në mbështetje të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO kreu aktivitete trajnimi për të testuar procedurat e mbështetjes mjekësore për operacionet,” thuhet në njoftim./Njeshi/