29.9 C
Pec
E hënë, 15 Korrik, 2024

Nisin gërmime arkeologjike në Novobërdë për zbulimin e një qendre banimi në periudhën e Mbretërisë Dardane

Në fshatin Bostan të Komunës së Novobërdës kanë nisur gërmimet arkeologjike për të konfirmuar prezencën e një qendre banimi që lidhet me periudhën e vjetër historike të Dardanisë.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, njoftoi të hënën se ky lokalitet ku po gërmohet njihet me emrin “Gumnishtë” nga banorët dhe ndodhet në 957 metra lartësi mbidetare.

Sipas Çekut, nëpërmjet zbulimeve arkeologjike formësohet historia e vendit.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë. Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike. Ky lokalitet në mesin e banorëve njihet me emrin ‘Gumnishtë’ dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane”, ka shkruar ai në Facebook./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...