Sot është bërë edhe përurimi i nisjes së punimeve të projektit për modernizimin dhe përmirësimin e sistemit të ujitjes Radoni-Dukagjin.
Projekti ka vlerë 9.15 milionë euro edhe është i financuar nga Komisioni Evropian dhe zbatohet nga Banka Botërore.
Ky projekt është dëshmi e rezultat i raportit të shëndoshë me partnerë ndërkombëtarë pasi në sektorin e bujqësisë vlera e mbështetjes nga partneritetet ndërkombëtare është 51 milionë euro./Njeshi/