-3.1 C
Pec
E mërkurë, 19 Mars, 2025

Nisin punimet në rrugën që lidhë Lakrishten me Fushë Kosovën, Rama: Do ta shkarkojë komunikacionin në këto dy rrugë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kanë filluar punimet në krijimin e rrugës së re e cila do të lidhë Lakrishten me Fushë Kosovën përmes nënkalimit në rrethrrotullimin e Lakrishtes.

Sipas Ramës, kjo rrugë do ta shkarkojë komunikacionin në rrugët “Tirana” dhe “Bill Klinton”.

“Reduktim i kolonave përmes krijimit të rrugës së re. Filluam punimet në krijimin e rrugës së re e cila do të lidhë Lakrishten me Fushë Kosovën përmes nënkalimit në rrethrrotullimin e Lakrishtes. Krijimi i saj do të shkarkojë komunikacionin në rrugët “Tirana” dhe “Bill Klinton””, ka shkruar Rama. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...