11.4 C
Pec
E premte, 25 Prill, 2025

NISMA kërkon kryetarin e Kuvendit dhe tre ministri, negociatat ende nuk kanë përfunduar?!

Kryetari i partisë NISMA, Fatmir Limaj, ka trazuar ujërat rreth formimit të Qeverisë së Kosovës. Limaj ka zhvilluar takime me kryetarin e Lëvizjes Vetëvevendosje, Albin Kurti gjatë ditës së premte dhe ditës së shtunë.

Burime të Periskopit kanë treguar se Limaj ka kërkuar nga Kurti, Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, tre ministri dhe tre zëvendes ministra.

Po ashtu kanë diskuturar edhe për borde por nuk është mbyllur ende diskutimi ka treguar ky burim. Deri më tani i vetmi që është kundër një koalicioni në mes NISMA-së dhe Vetëvendosjes është Zafir Berisha, që nuk është pa pesh politike në Prizren.

Limaj ka qenë i gatshëm për bisedime me Kurtin qysh nga shkurti i këtij viti. Ai në emisionin Debat Plus kishte thënë se është i gatshëm për bisedime, duke u thirrur në idenë e bashkimit dhe intetesit të përgjithshëm. Qëndrimi i Limajt i kishte befasuar përfaqësuesit e AAK-së që ia mundësuan NISMA të bëhej pjesë e Kuvendit duke e futur në koalicion parazgjedhor./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...