2.2 C
Pec
E enjte, 26 Janar, 2023

Nisma shënon 5 vjetorin. Limaj: Nuk do të lejojmë me hap çështjen e statusit dhe integritetit të Kosovës

Nisma Socialdemokrate sot ka shënuar 5 vjetorin e themelimit, ku kryetari i këtij subjekti politik, Fatmir Limaj tha se asnjëherë nuk ka me nënshkruar asgjë në dëmtim të interesit të vendit.

Limaj po ashtu foli për themelimin e kësaj partie. “Është lehtë me rra gjoks, ne nuk jemi te tillë, nuk kalkulojmë mbi baza partiake. Nuk jemi të gatshëm me prish projekte për inate personale”, tha Limaj dhe shtoi se kanë mbështetur dhe mbështesin projekte që i shërbejnë vendit.

“Nuk është i lehtë roli dhe angazhimi i Nismës. Ne jemi këtu dhe jemi bashku për t’u dalë ballë problemeve të vendit”, tha Limaj.

Duke folur për themelimin e partisë, Limaj tha se vendi kishte nevojë për një zë ndryshe, për një alternative politike. Ai tha se ishte e nevojshme të ketë njerëz me ide, që dinë të veprojnë për vendin. “E filluam aktivitetin tonë politik në kushte shume të vështira, por për pak muaj arritën suksese”, tha Limaj, ndërsa falënderoi votuesit, pa të cilët tha se nuk do të ishin këtu.

Ai tha se Nisma është krenare që brenda ka Jakup Krasniqin, i cili siç tha ai ka bërë shumë për vendin.

“Asnjëherë nuk keni më parë nënshkrim në dëmtim të interesit të vendit. Ne jemi për dialog. Nuk do të lejojmë për asnjë çmim me hap çështjen e statusit dhe integritetit të Kosovës. Andaj mos të bëjmë zhurmë të panevojshme”, tha Limaj. /Njeshi/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...