18.1 C
Pec
E premte, 20 Qershor, 2025

Nissan Leaf makina elektrike më e shitur në të gjithë botën

Nissan shpalli se shitjet kumulative të Nissan Leaf arritën 400,000 që nga hyrja në treg në Dhjetor 2010. Në terma të shitjeve kumulative, Leaf është modeli elektrik më i shitur në të gjithë botën.

Kilometrazhi total i makinave Leaf ka arritur në 10 miliard kilometra. Sipas matjeve të Nissan, përdorimi i makinave elektrike ka kursyer 2.8 milion fuqi karburant në vit.

Produkti më i shitshëm japonez prodhohet në tre kontinente – në Oppama, Japoni, në Sunderland, Angli dhe në Smyrna, Tennessee.

Makina është e disponueshme në më shumë se 50 tregje botërore. Nga fundi i vitit do të shpërndahet edhe në gjashtë tregje në Amerikën Latine, dhe shtatë të tjerë në Azi.

Në vitin 2018, Nissan Leaf ishte makina elektrike më e shitur në Europë (mbi 40,000). Si dhe u shpall makina më e shitur e çdo lloji, në Norvegji.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...