Ruud van Nisterloy e ka pësuar keq pasi Ruben Amorim është emëruar trajner i Manchester United.
Ish-futbollisti i “Djajve të kuq”, largohet me efekt të menjëhershëm si ndihmës trajner i klubit, pasi portugezi ka marr me vete stafin e tij, me të cilin kishte punuar te Sporting Lisbona.
Nisterlooy nga fillimi i këtij sezoni ishte ndihmës trajner i Etik Ten Hag, derisa pas shkarkimit të tij, ishte edhe trajner i përkohëshëm.
Nën drejtimin e tij, Manchester United pati sukses, duke shënuar tre fitore dhe një barazim./Njeshi/