Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmë pas mesnate në kryeqytet.
Dyshohet se një vajzë 14-vjeçare është dhunuar nga disa persona.
Fillimisht siç raporton Sinjali, ata e kishin detyruar viktimën të konsumonte substanca narkotike.
Ngjarja ka ndodhur në një objekt në ndërtim e sipër në rrugën “Tirana” në Prishtinë.
Lidhur me rastin është lajmëruar edhe policia.
Tutje thuhet se e mitura është gjetur dilu në një rrugë të kryeqytetit në orët e mëngjesit dhe më pas është njoftuar Policia.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, hetimi tashmë është iniciuar dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë dhe prokurorinë lidhur me rastin, por deri në publikimin e lajmit nuk ka marrë ndonjë përgjigje./ Njeshi&KK/