Një 26 vjeçar është arrestuar në Gjakovë.
Mbrëmë ai është ndaluar nga patrulla policore, ku atij i është gjetur substancë narkotike.
Jozyrtarisht mësohet se të dyshuarit i cili u ndalua për 48 orë iu gjetën nëntë qese me disa gramë me substancën e ashtuquajtur “Këpurdha magjike”.
Ndaj tij është iniciuar rasti “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. /Njeshi/