15.1 C
Pec
E premte, 31 Mars, 2023

Një 27 vjeçare tenton të bëjë vetëvrasje në Prizren, Policia jep detaje

Një 27-vjeçare nga Shqipëria ka tentuar të bëjë vetëvrasje sot në Prizren.

Rastin është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai tha se 27-vjeçarja dyshohet se kishte tentuar të bëjë vetëvrasje duke përdorur medikamente.

“Sot rreth orës 13:30 është raportuar se në Emergjencën  e qytetit të Prizrenit është dërguar një 27-vjeçare, shtetase e Shqipërisë, e cila ka tentuar të bëjë vetëvrasje duke përdorur medikamente”, ka thënë Shaqir Bytyqi.

Bytyqi tha se sipas mjekëve gruaja është jashtë rrezikut për jetë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...