Përpjekjet për t’i shpëtuar 22 anëtarët e ekuipazhit të anijes së mallrave që u përmbys pranë Nagasaki, në Japoninë perëndimore, po vazhdojnë.
Ekuipazhi i anijes së regjistruar në Hong Kong, të cilët janë shtetas të Kinës dhe Mianmarit, u transferuan në varkat e shpëtimit, raportoi televizioni TBS.
Anijet e rojes bregdetare japoneze u drejtuan për në zonë, me anijet aty pranë që ofronin ndihmë. /Njeshi/