9.1 C
Pec
E shtunë, 24 Shkurt, 2024

Një e grua e lënduar nga rënia e çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës, dërgohet në Emergjencë

Një pjesë e kulmit të objektit të Komunës së Re të Prishtinës ka rënë sot nga erërat e forta.

Si pasojë, një grua ka mbetur e lënduar.

Kjo është konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. I njëjti tha se policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Rasti po hetohet.

“Rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën “Nora e Hotit” në Prishtinë, një person ka marrë lëndime si pasojë e goditjes nga materiale që janë shkëputur nga çatia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para është raportuar për një person të lënduar, femër, e cila është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Borovci /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...