11.2 C
Pec
E hënë, 27 Shtator, 2021

Një fermë lundruese me 122 mijë panele diellore u hap në Singapor

Një nga fermat më të mëdha diellore lundruese, është hapur në Singapor.

Ferma lundruese u hap zyrtarisht nga Sembcorp Industries dhe Agjencia Kombëtare e Ujit e Singaporit PUB, dhe përbëhet nga 122 mijë panele diellore që mbulojnë një sipërfaqe prej 45 hektarësh.

Ferma diellore u zhvillua me qëllimin e katërfishimit të mundësive të energjisë diellore deri në vitin 2025, dhe në mënyrë që Singapori të luftojë krizën globale të klimës edhe në mënyrë më efektive.

Singapori është një vend ishull që është më shumë se dyfishi i madhësisë së Londrës dhe nuk ka burimet e nevojshme të tokës për fermat e mëdha diellore. Prandaj, ajo kërkoi një zgjidhje mbi ujë.

Edhe pse relativisht i vogël, Singapori është një qendër e rëndësishme financiare dhe është një nga prodhuesit më të mëdhenj të CO2 për frymë. Sembcorp Industries shprehet se energjia elektrike e prodhuar me ndihmën e fermave diellore do të jetë e mjaftueshme për të përmbushur nevojat e pesë impianteve lokale të trajtimit të ujit. Kjo do të jetë ekuivalente me heqjen e 7,000 veturave nga rrugët, dhe emetimet vjetore të CO2 do të zvogëlohen me rreth 32 kilotone.

Ndërtimi i fermës diellore lundruese filloi në gusht 2020. Singapori do të vazhdojë të shfrytëzojë rrugët e tij ujore dhe bregdetin për të ndërtuar ferma diellore dhe për të përmbushur qëllimet e tij klimatike. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...