Në La Ligë, Real Madrid do të ketë tentimin final për titull kampioni pasi e presin në “Santiago Bernabeu” rivalin e përjetshëm Barcelonën në një “Clasico” kritike. Los Blancos kanë minus 9 pikë me Blaugranët në tabelë ndërsa kanë mbetur edhe 13 ndeshje deri në përfundim të këtij sezoni 2018/19 në Primera Division. “El Clasico” luhet sonte në ora 20:45.
Në Serie A, 15 minuta më herët në Romë në ora 20:30 nis “Derby della Capitale” mes Lazios dhe Romës. Derbi i parë sezonal i ka takuar Romës 3-1, por Biancoclestet do të shikojnë mundësit për tu hakmarrë pasi edhe janë në një formë të mirë. Roma ndodhet në pozitën 5-të me 44 pikë. Lazio në vendin e 6-të me 38pikë.
Në Premier League, derbi ditës do të jetë mes Tottenham dhe Arsenal në ora 13:30. Dy rivalë, të ndarë në pak kilometra në Londrën veriore.
Në Bundesliga, lideri i kampionatit Borussia Dortmund ka humbur ndeshjen e parë pas dhjetorit, këtë herë nga Ausburg 2-1. Rezultati ia siguron vendin e parë por Bayern Munich ka mundësi të barazoj me pikë në rast se fiton sonte në udhëtim kundër Borussia Monchengladbach. Kjo ndeshje nis në ora 18:30