12.7 C
Pec
E mërkurë, 16 Tetor, 2024

Një gjakovar dhe një francez kapen në aeroportin e Tiranës, me sasi narkotike

Një shtetas francez dhe një shqiptar nga Kosova janë prangosur gjatë orëve të fundit nga policia e kryeqytetit, me akuzën e prodhimit, mbajtjes dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Operacioni është kryer nga specialistët për hetimin e narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të mëparshme operative të siguruara.

I pari ka rënë në pranga i dyshuari T. B., 41 vjeç, banues në Francë.

“Punonjësit e Komisariatit të Policisë Rinas, gjatë kontrollit fizik i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike kokainë, kanabis dhe heroinë”, njoftuan uniformat blu, por pa dhënë detaje shtesë për peshën dhe dinamikën.

Pas tij u ndalua edhe A. Sh., 37 vjeç, banues në Gjakovë, në një tjetër aksion të mëvetësishëm, pasi “gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë”.

Për të dy rastet materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, si dhe zbuluar personat bashkëpunëtorë nga siguronin lëndën narkotike./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...