11.8 C
Pec
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Një grua gjendet e vdekur në Fushë Kosovë

Një grua është e moshës 48 vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Fushë Kosovë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka thënë për Telegrafin se në stacionin policor të Fushë Kosovës rreth orës 19:00 është raportuar një vdekje e dyshimtë.

“Në stacionin policor të Fushë Kosovës, sot rreth orës 19:00 është raportuar një rast vdekje e dyshimtë. Viktimë e këtij rasti është një femër M. B, 48 vjeçare, e cila është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në rrugën “Kuvendi i Lezhës” në Fushë Kosovë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë ajo.

Ahmeti ka theksuar se hetuesit policor janë duke punuar për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.

“Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për sqarimin e rrethanave të këtij rasti”, ka theksuar ajo./Njeshi

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...