16.1 C
Pec
E mërkurë, 7 Qershor, 2023

Një i paraburgosur vdes në Pejë

Një ngjarje të rëndë ka ndodhur në Pejë, ku ka humbur jetën një person i cili ishte nën masën e paraburgimit në këtë Qendër të Paraburgimit. ‘RADIO 1’ mëson se viktima është Meriton Kokaj, 31-vjeçar, nga qyteti i Gjakovës.

Burime brenda Emergjencës së Spitalit Rajonal në Pejë kanë bërë me dije se viktima është dërguar atje pa shenja jete.

Pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se ai ka ndërruar jetë. ‘RADIO 1’ ka kontaktuar edhe me Shërbimin Korrektues të Kosovës, mirëpo nuk ka marrë një përgjigje zyrtare deri në publikimin e këtij informacioni./RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...