Një aksident me fatalitet ka ndodhur orët e vona të mesnatës të së shtunës, ku për pasojë një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, fshati Komoran, ku të përfshira kanë qenë dy automjete, një veturë dhe një kamion.
Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ku kanë shtuar se njësitet relevante policore janë duke u marrë me rastin./Njeshi/