20 C
Pec
E shtunë, 1 Tetor, 2022

Një i vdekur e 806 raste pozitive me COVID-19 në Shqipëri

Një person ka vdekur si pasojë e infektimit me coronavirus të mërkurën në Shqipëri, ndërkaq janë regjistruar 806 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2180 testime.

Më së shumti raste të reja u regjistruan në Tiranë 239, Fier 56, Lushnje 48, Durrës 43, Elbasan 32 etj.

Janë 7.029 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 22 pacientë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 703 pacientë.

Shqipëria deri më sot ka regjistruar 319,444 raste pozitive, prej tyre 308.848 janë shëruar, 7.029 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.567 pacientë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...