Një person ka ndërruar jetë nga të shtënat me armë zjarri dhe dy të tjerë kanë marrë lëndime trupore si pasojë e therjes me thikë, ngjarje kjo e ndodhur në mesditë në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.
Të plagosurit janë duke marrë tretman mjekësore në emergjencën e QKUK-së. “Njëri nga të lënduarit është duke marrë trajtim mjeksësor nga kirurgjia torakale, ndërsa tjetri ka gjendje më stabile”
‘RADIO 1’ ka kontaktuar zëdhënësit e Policisë e Kosovës për rajonin e Prishtinës dhe është në pritje të informatave shtesë./Njeshi/