Një person ka vdekur të shtunën mbrëma pasi është goditur nga një veturë në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.
Nga Policia e Kosovës kanë thënë për media se këmbësorja është goditur nga një automjet në lëvizje rreth orës 20:20.
Si pasojë e aksidentit, lëndime ka pësuar edhe ngasësja e automjetit e cila është dërguar për tretman mjekësor.
Policia ka nisur hetim për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
“Sot rreth orës 20:20 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.
Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar dy persona.
Lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e cila nuk ka arritë të përballojë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Ndërkohë që e lënduara tjetër, ngasësja e automjetit është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”, kanë thënë nga Policia e Kosovës/Njeshi/