16.8 C
Pec
E enjte, 22 Maj, 2025

Një mjet tjetër shpërthyes gjendet në Kaçanik, dyshohet se mbeti nga Lufta e Dytë Botërore

Një mjet tjetër shpërthyes që dyshohet të ketë mbetur nga Lufta e Dytë Botërore është gjetur në Kaçanik më 1 maj.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se një person ka njoftuar se e kishte hasur mjetin në pyllin e fshatit.

Njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës e kanë bërë tërheqjen e mjetit.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se kishte hasur në një mjetë të pa shpërthyer në pyllin e fshatit. Njësia policore ka bërë sigurimin e vendin të ngjarjes, ndërsa njësia për deminim e FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit, e cila dyshohet që është mbetur nga Lufta e Dytë Botërore”, thuhet në raportin e PK-së.

E sot, 2 maj, do të realizohet eksplodimi i kontrolluar i mjetit të dyshuar shpërthyes në Stagovë të Kaçanikut, që thuhet se është i periudhës së Luftës së Dytë Botërore, që u gjet më 27 prill.

Policia ka thënë se mjeti që u gjet në Stagovë është më i madh se ky i fundit. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...