2.3 C
Pec
E hënë, 22 Prill, 2024

Një muaj paraburgim dy të dyshuarve për vrasjen në Skenderaj

Prokuroria Themelore në Mitrovicë  – Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për dy të dyshuarit H.F dhe K.I nga fsh.Vajnikë i Skenderajt , për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje e rëndë” nga neni 179 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe “Mbajtja në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas kërkesës së prokurorisë të dorëzuar në gjykatë ditën e djeshme me datë 12 prill, ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit H.F dhe K.I, me datën 08.04.2019, rreth orës 16.30 kanë privuar nga jeta viktimën I.Z në fshatin Prekaz i Epërm, dhe pastaj për ti fshehur gjurmët kanë djegur automjetin e markës Volkswagen Pasat ku gjendej trupi i viktimës.

Dy të dyshuarit janë arrestuar ditën e enjte me datën 11 prill pas një bashkëpunimi të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës dhe Njësisë së Hetimeve Regjionale në Mitrovicë.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, në seancën e mbajtur sot me datë 13 prill ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe i ka caktuar dy të dyshuarve masën e paraburgimit prej një (1) muaji.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...