27.8 C
Pec
E enjte, 25 Korrik, 2024

Një muaj paraburgim për ish-policin Aleksandër Vlajiq, i arrestuar nën dyshimet për spiunazh

Gjykata Themelore në Prishtinë  ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji,  ,ish-polici të Kosovës, Aleksandar Vlajiq, i dyshuar për spiunazh.

Vlajiq dyshohet për veprat penale Spiunazhi dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.V dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Gjykata vlerësoj se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, sepse nëse i pandehuri A.V lihet në liri, i njëjti mund të jetë i pa arritshëm për procedurën penale, ka rrezik të ikjes së tij, pasi i njëjti është edhe shtetas i Serbisë dhe në këtë mënyrë mund të pengojë rrjedhën e procedurës penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Vlajiq u arrestua të mërkurën mbrëma pas hetimeve disamujore të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Policisë së Kosovës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...