34.4 C
Pec
E martë, 16 Korrik, 2024

Një muaj paraburgim për katër të dyshuarit për fajde që u arrestuan në Pejë

Gjykata Themelore në Pejë ua ka caktuar masën e paraburgimit katër të arrestuarve, Valbona Pakashtica, Anes Pakashtica, Irfan Pakashtica dhe Idriz Hajrizi që dyshohen për fajde, detyrim dhe rrëmbim.

Propozimin për masën e paraburgimit, Prokuroria Themelore në Pejë e ka kërkuar për shkak se ekziston edhe rreziku i arratisjes, për shkak se të pandehurit Irfan dhe Valbona Pakashtica gjatë zbatimit të masave të veçanta hetimore kishin planifikuar që të largoheshin nga Republika e Kosovës, të shisnin pasurinë dhe të shpërnguleshin jashtë, e po ashtu edhe i pandehuri Idriz Hajrizi, për një kohë kishte jetuar jashtë Kosovës.

Andaj sipas kërkesës lënia e në liri thuhet se ekziston mënyra e arratisjes së tyre dhe pengojnë rrjedhën normale të procedurës penale, e si dhe ndikimin në dëshmitarë dhe asgjësimin e provave.

Të dyshuarit u arrestuan të enjten. Pas aksionit, policia publikoi edhe pamje të arrestimeve.

Një ndër lokacione u u zhvillua edhe arrestimi ishte nj kafene në Pejë.

Në aksionin i cili konsiderohej me rrezikshmëri të lartë u pa edhe njësiti elit i Policisë së Kosovës, Njësia Speciale Intervenuese apo siç njihet “FIT”.Të pajisur me të gjitha mjetet e tyre, FIT kreu edhe ndërhyrjen për arrestimin e personave të dyshuar të cilët më pas u dërguan për intervistim dhe me urdhër të prokurorit Qavolli janë dërguar në mbajtje. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...