22 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

Një muaj paraburgim për vajzën që dyshohet për vrasjen e foshnjës gjatë lindjes në Podujevës, nëna e saj lirohet në procedurë të rregullt

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Gj.L., e cila dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Vrasja e foshnjës gjatë lindjes’.

Përmes një komunikate për media, Gjykata njofton se caktimin e masës së paraburgimit e arsyeton fakti se nëse e dyshuara gjendet në liri, ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun se do të pengoj rrjedhën e procedurës penale, duke ndikuar tek dëshmitarët në këtë procedurë penale.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehures GJ.L dhe të njëjtës i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji

Gjykata vlerësoj se caktimin e masës së paraburgimit e arsyeton fakti se nëse e pandehura gjendet në liri, ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun se do të pengoj rrjedhën e procedures penale, duke ndikuar tek dëshmitarët në këtë procedurë penale”, thuhet në njoftim.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, tha për media se e arrestuara e dytë, e cila është nëna e të dyshuarës së parë, do të hetohet në procedurë të rregullt për veprën penale ‘Ndihmë në vrasjen e foshnjës gjatë lindjes’.

“E dyshuara tjetër po hetohet në procedurë të rregullt. Ndalesa prej 48 orësh ka përfunduar”, tha Ulaj/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...