16.3 C
Pec
E diel, 20 Prill, 2025

Një muaj pas hyrjes në fuqi, Ministria e Shëndetësisë përditëson listën zyrtare të çmimeve të barnave

Një muaj pas hyrjes në fuqi të vendimit për Listën zyrtare të çmimeve të produkteve medicinale, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur ta përditësoi këtë listë.

Në vendimin e marrë më 21 mars, thuhet se “afati i vlefshmërisë së çmimeve të produkteve medicinale është i përcaktuar me listën zyrtare të çmimeve të produkteve medicinale e cila është pjesë e këtij vendimi”.

Ministria thekson se qarkulluesit me pakicë në këtë rast barnatoret, obligohen të vendosin çmimin në të gjitha produktet që kanë në gjendje sipas Listës së përditësuar e cila është pjesë e këtij vendimi.

“Obligohet AKPPM të ndërmerr të gjitha veprimet për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në vendim.

Ditë më parë Ministria e Shëndetësisë kishte thënë për Telegrafin se çmimet e produkteve medicianel përcaktohen për një vit.

“Lista zyrtare e çmimeve, sipas vendimit nr. 05-10072, datë 23.12.2024, ka hyrë në fuqi nga data 01.02.2025. Çmimet e produkteve medicinale përcaktohen për një vit, ndërsa me vendimin nr. 05-682, datë 31.01.2025, për përcaktimin e procedurës dhe formatit të aplikimit për deklarimin, rideklarimin dhe ndryshimin e çmimit, është hapur mundësia për aplikimet respektive”, patën deklaruar nga ministria.

Vendosja e listës zyrtare të çmimeve të barnave ka shkaktuar probleme të shumta në tregun farmaceutik, duke bërë kështu që në treg të ketë mungesë të disa produkteve.

Mungesa e barnave është vërejtur në barnatoret private, e ndër to ka qenë edhe mungesa e tretjeve fiziologjike NaCl.

Telegrafi ka raportuar ditë më parë për këtë problem. Shoqata e Distributorëve Farmaceutik, kishte deklaruar se arsyeja kryesore për mungesën e këtyre produkteve është çmimi i miratuar nga Ministria e Shëndetësisë, i cili sipas tyre është shumë i ulët dhe nuk mbulon kostot reale të furnizuesve. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...