Janë bërë një muaj që kur Kuvendet Komunale të tri komunave veriore Leposaviqit, Zubin Potokut e Zveçanit kanë votuar pro anëtarësimit në Asociacion të Komunave të Kosovës (AKK), por ende AKK-ja nuk ka pranuar kërkesën zyrtare për anëtarësim.
Drejtori i AKK-së Sazan Ibrahimi, i tha Ekonomia Online, pritet që vendimet e komunave të shqyrtohen sa i përket ligjshmërisë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Ibrahimi sqaroi se pas pranimit të kërkesë zyrtare ajo do të shqyrtohet nga Bordi dhe pastaj dërgohet në Kuvendi e AKK-së për shqyrtim final.
Sipas tij, AKK-ja është organizatë vullnetare dhe se misioni i tij është mbrojtja e interesit të komunave ndaj nivelit qendror.