-1.5 C
Pec
E martë, 7 Shkurt, 2023

Një natë vetëm me Yll Limanin, fansja fiton mundësinë për të darkuar me të

I ftuar në programin “Dua të të bëj të lumtur” në Top Channel mbrëmjen e sotme ishte këngëtari i njohur i shumë hiteve, Ylli Limani. Ndryshe nga herët e tjera, Ylli nuk do të surprizonte vetëm një personazh, por disa përnjëherë.

Arbana Osmani kishte ftuar në studio një grup të madh vajzash të cilat ishin fanset e tij. Ajo që do të kalonte me sukses të gjitha sfidat do të fitonte mundësinë për të darkuar me Ylli Limanin.

Në fillim Arbana përzgjodhi 5 vajza nëpërmjet një shorteu me gogla, por më pas vendosi që të merrnin pjesë të gjitha fanset që kishin ardhur në studio. Sfida e parë ishte kapja e lepujve që do t’i jepte mundësinë vajzve për të vazhduar më tej. Në sfidën e dytë fanset duhet të konsumonin qepë, por njëra prej tyre hoqi dorë akoma pa filluar.

Sfida e tretë ishte mbledhja e monedhave, brenda një kutie plot me brejtës të cilët Ylli I kishte fobi. Ndërsa në sfidën e rradhës vajzat duhet t’i bënin atij një dedikim romantik në gjuhën italiane. Sfida e fundit që vendosi fituesen e darkës lidhej me këngët e Yllit, ku fanset u testuan nëse i dinin këngët e tij.

Në fund të gjitha vajzat patën mundësinë që të takonin idhullin e tyre dhe të bënin foto me të.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...