24.3 C
Pec
E martë, 8 Korrik, 2025

Një person gjendet pa shenja jete në parkun Karagaq të Pejës

Një person është gjetur pa shenja jete sot në parkun Karagaq të Pejës.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha se pritet të bëhet tërheqja e trupit të pajetë nga mjekësia ligjore dhe më pas të lëshohet urdhri për autopsi.

“Në parkun Karagaq të Pejës një person është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes janë njësitet relevante policore dhe prokurorja e krimeve të rënda. Pritet që të bëhet tërheqja e trupit të pajetë nga mjekësia ligjore dhe të lëshohet urdhri për autopsi”, tha ai. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...