19.9 C
Pec
E shtunë, 13 Prill, 2024

Një person goditet me sëpatë në kokë në Pejë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është goditur më sëpatë në kokë.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë.

Tutje, policia bën me dije se është arrestuar i dyshuari në lidhje me këtë ngjarje.

“Pas një pune intensive të hetuesve me datë 28. 02. 2024, është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari: – I. I. i lindur 1983. Pas intervistimit të dyshuarit nga hetuesit, me urdhër të Prokurorit shtetit i dyshuari është ndaluar për 48- orë”, thuhet në njoftim./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...