Një person ka rënë nga ballkoni banesor në Pejë.
Viktima është mashkull.
Rasti i rëndë ka ndodhur në rrugën “Mbretëresha Teutë”, ndërsa lajmin për ‘RADIO 1’ e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë Rajonale të Pejës Fadil Gashi.
“Sot rreth orës 12: 50 policia është njoftuar nga qyteta ku ka pranuar një informacion se në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Pëjë është parë i shtrirë në trotuarë viktima mashkull. Patrolla menjëherë ka dalë në vend të ngjarjes dhe sipas informatave të para po dyshoihet që është hedhur nga ballkoni i ndërtesës . Si pasojë ka lëndime seroze , viktima është dërguar në emergjencë në spitalin e Pejës”, tha Gashi.
Gashi i Policisë ka shtuar se viktima (i lënduari), është i moshës rreth 40 ose 45 vjeçare./Njeshi&RADIO 1/