20.5 C
Pec
E hënë, 16 Qershor, 2025

Një poezi nga aktori Agon Bala "Ushtarit të lirisë Shpetim N Agusholli"

Ushtarit të lirisë Shpetim N Agusholli
Ishe në Lezhë kur kënga e Lirisë e trokiti zemrën tënde 
Të thoshte eja në koshare
Eja se toka e Kosovës ka nevojë për dorën tënde
Buzëqeshi Krenaria jote
Trupi yt sikur të thoshte nisu shko
Ajo tokë ndjen qetësi kur në të janë njerëz si ti
Shqipëria filloj të qaj kur u nise ti
Kosova filloj të qesh kur arrite ti
Dashuria e atdheut për ty pse ti ishe atje
Ajo tokë sa të donte kur luftoje për të
Sikur të kishte gojë do të thoshte faleminderit trimi im
Ishe i dashurar me tokën e Kosovës edhe ishte dashuruar në ty
Vdekja në sytë e tu për të ishte vetëm kënaqesi
Ti e mbroje atë ajo të mbronte ty
Zemra ta thoshte vetëm një fjalë për Atdheun
Unë biri yt flijohem për ty
Trupi im mburojë që borxh ka vetëm atdheun.
Ajo tokë e Rases ishte e sigurtë
Ajo tokë e ndjente lirinë
Ajo tokë u bekua
Besonte shumë ajo tokë në tridhjet e nëntë burra
Ju ishit ata që nuk kishit frikë
Përfundi këmbëve tuaja një tokë e bekuar
Zoti ju la amanet atë tokë
Ishit të lirë edhe pse u munduan për të ju robëruar
Si dhurat le gjakun dhe këmbët
Një fjalë që ajo e ndjente qetësi TË DUA TY ATDHEU IM
Zoti të dha forcen
Qe e shkurar të jetoje
Tokën e Kosovës
Tokën e Shqipërisë ta gëzoje
]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...