Një zyrtar policor ka plagosur dy qytetarë në Dragash.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Zyrtari policor i cili ka qenë jashtë orarit të punës pas një mosmarrëveshje ka plagosur dy qytetarë. Rasti ka ndodhur rreth orës 16:00”.Qytetarët janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa më vonë do të dalin me një njoftim për media lidhur me incidentin./Njeshi/