24.4 C
Pec
E diel, 13 Korrik, 2025

Një qytetar nga Peja bie pre e mashtrimit online, humb mbi 2400 euro për një hotel të rreme në Vlorë

Një qytetar nga Peja me banim në SHBA, ka humbur mbi 2400 euro pasi ra pre e një mashtrimi online përmes një portali të dyshimtë në platformën Booking.com.

Sipas familjarëve, pushimet ishin planifikuar në qytetin e Vlorës, në hotelin “The Azure Crown at Sunset Bay” (shih foton e parë) ndërsa pagesa është realizuar nga Republika Çeke, ku jeton mbesa e viktimës AA (emër i njohur për redaksinë).

“Hotelin e gjetëm në këtë platformë Booking.com e cila njihet prej më të mirave dhe të sigurta. Nga të dyshuarit na u kërkua që të bëhet pagesa dhe të klikojm në një link i cili të lidhte në një tjetër faqe interneti. Ne nuk e kuptuam hilen dhe ndjekem procedurat. Pasi bëmë pagesën, nuk morëm asnjë email konfirmi. Menduam që kishte vonesë. Por pamë që pastaj hoteli ishte hequr nga të gjitha faqet dhe nuk mund të gjendej askund” thotë i qytetari i mashtruar.

Pas kryerjes së transaksionit përmes institucionit financiar Revolut, nuk ka mbërritur asnjë konfirmim rezervimi, ndërkohë që faqja është deaktivizuar, duke mos lënë asnjë mundësi kontakti.

Sipas gjurmimeve fillestare, paratë janë tërhequr në Itali, çka ngre dyshime për një rrjet të organizuar mashtruesish, siç tregon fotografia e dytë (shih foton e dytë).

“Paratë janë dërguar nga Çekia, pasi mbesa jeton atje dhe donim t’i bënim pushimet së bashku në Vlorë. Fatkeqësisht, ato u tërhoqën në një institucion financiar në Itali.” – tregon ai.

Parat janë tërhequr nën emrin Sanna Nadia në Bari të Italisë..!

Qytetari pejan apelon për kujdes të shtuar gjatë rezervimeve online, duke këshilluar përdorimin e platformave zyrtare dhe shmangien e komunikimit apo pagesave jashtë sistemit të sigurt të rezervimeve.

Për këtë rast janë njoftuar edhe institucionet e sigurisë në Kosovë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...