15.1 C
Pec
E diel, 26 Mars, 2023

Një rrjedhje e re e informacioni shfaq panelet e xhamit të serisë të telefonave iPhone 15

Rrjedhjet e informatave për serinë e telefonave iPhone 15 po intensifikohen çdo ditë e më shumë, dhe informata më e fundit i shfaq panelet e xhamit të përparmë të telefonave në ardhje.

Tani ne kemi një pamje më të përafërt të paneleve të telefonave iPhone 15, iPhone 15 Pro dhe Pro Max, të cilat shfaqin vrimën në formë pilule për kamerën “selfie” dhe sensorët për FaceID.

Modelet Pro kanë një kornizë dukshëm më të hollë në krahasim me iPhone 15 bazik – i cili ka të ngjarë të ripërdorë panelet nga seria 14Pro.

Duke u bazuar në informacionet nga disa faqe, panelet për modelet Pro marrin një përpunim të ri të harkut me 2.5D me një lakim pak më të zgjeruar.

Megjithatë, të katër modelet e reja të iPhone do të sjellin përsëri ekrane të sheshta, “kufijtë” më të hollë dhe më të lakuar pritet të bëjnë aplikimet e mbrojtësit të ekranit një pak më të vështirë në seritë Pro dhe Pro Max të iPhone 15.

Bazuar në spekulimet e bëra, gjatësia dhe gjerësia e “kufijve” të kornizës zvogëlohen me rreth 0.5 milimetra. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...