Një rruge në Bronx të Nju Jorkut, ku jetojnë shumë shqiptarë, këtë të diel i është vënë emri i heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Me flamuj kuq e zi e veshje kombëtare, ishin mbledhur fëmijë, gra e burra për të festuar.
Por, pjesë e festës ishte edhe kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams.
Përmes një shkrimi në Twitter, Adamas thuri lavdë për shqiptarët.
Ai tha se shqiptarët në Amerikë janë komunitet i madh, dhe prej tyre ka edhe shumë biznesmenë.
“Ne jemi shtëpia e komunitetit më të madh shqiptar në Amerikë. Shqiptaret në SHBA janë pronarë biznesesh të vogla, punëtorë të vijës së pare, që e bëjnë qytetin tonë të gjallë. Ishte një nder t’u bashkohesha sot për të festuar një hero kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu”, ka shkruar kryebashkiaku.
Përveç emërtimit që mori rruga e re, një tjetër rrugë në Nju Jork e mban emrin e veprimtarit të shquar shqiptar, Fan Noli./Njeshi/
We’re home to the largest Albanian community in America. They’re small business owners, frontline workers and working families who make our city vibrant.
It was an honor to join them today in Little Albania to celebrate an Albanian national hero, Gjergj Kastrioti Skenderbeu. pic.twitter.com/0i2UrR8ym9
— Mayor Eric Adams (@NYCMayor) May 15, 2022