22.3 C
Pec
E premte, 11 Korrik, 2025

Një shpatë e Napoleonit shitet 5,2 milionë dollarë

Një shpatë që i përkiste Napoleon Bonapartit është shitur në ankand në Paris për 5,2 milionë dollarë.

”Kjo do të thotë se arma e ftohtë pothuajse ka vendosur një rekord botëror për një artefakt të Napoleonit”, tha shtëpia e ankandeve ”Drouot”.

Arma fillimisht ishte vlerësuar midis 800 000 dhe 1,1 milionë dollarë.

Shpata u prodhua midis viteve 1802 dhe 1803 nga Nicolas-Noël Boutet, drejtor i fabrikës mbretërore të armëve në Versajë, për Bonapartin, i cili ishte konsulli i parë i Francës në atë kohë.

Napoleoni (1769-1821) më vonë ia dha atë aleatit të tij të ngushtë Emmanuel de Grouchy, të cilin e emëroi mareshalin e fundit të perandorisë.

Që atëherë, shpata ka qenë në zotërim të pasardhësve të De Grouchy-ve.

Një kopje e dytë, identike e shpatës, e cila u shit në ankand, ndodhet në muzeun ”Hermitage” në Shën Petërburg. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...