10 C
Pec
E mërkurë, 28 Shkurt, 2024

Një shqiptare betohet kryetare bashkie në SHBA

Ambasada e Shqipërisë në SHBA ka njoftuar se një shqiptare është betuar si kryetare e bashkisë Fairview, në New Jersey.

Ajo është Violeta Berisha. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ambasada thotë se ky është një moment historik për komunitetin shqiptar në SHBA.

“Dita e sotme shënon një moment historik për komunitetin Shqiptar në Amerikë. Violetta  Berisha u betua si Kryetarja e Bashkisë e Fairview, New Jersey. Borough of Fairview

Urime Violetta Berisha, e para grua dhe Kryebashkiake shqiptare që merr këtë detyrë.

Mirënjohje dhe krenari për arritjet e saj dhe komunitetit.

Suksese në rrugëtimin tuaj.  Krenarë për arritjet e shqiptarëve kudo që janë”, thuhet në reagimin e ambasadës

Një urim për të ka ardhur nga presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj.

“Urime Violetta Berisha për betimin si Kryetare e Bashkisë së Fairview, New Jersey.

Ky është një moment historik jo vetëm për të, por edhe për komunitetin shqiptar në SHBA.

Suksesi i saj si gruaja e parë shqiptare që merr një detyrë të tillë është një model frymëzimi dhe krenarie”, shkruan Begaj./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...