0.4 C
Pec
E premte, 7 Shkurt, 2025

Një slogan nacionalist serb vendoset në ambasadën e Kosovës në Norvegji: Ky akt është një kërcënim i drejtpërdrejt për Republikën e Kosovës

Ambasada e Kosovës në Norvegji ka njoftuar se në hyrje të saj është vendosur një slogan nacionalist serb “Kur të kthehet në Kosovë”.

Kjo ambasadë e ka quajtur akt kërcënimi të drejtëpërdrejtë për Kosovën dhe shkelje të normave ndërkombëtare vendosjen e këtij slogani.

“Thellësisht të shqetësuar për imazhin alarmant dhe sloganin nacionalist serb të vendosur në hyrje të ambasadës sonë në Oslo. Ky akt është kërcënim i drejtpërdrejtë për Republikën e Kosovës, stafin e ambasadës, shkel normat ndërkombëtare, si dhe minon parimet e diplomacisë dhe respektit të ndërsjellë”, thuhet ndër të tjera në reagim./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...