16.9 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Një super ndeshje mes Romës dhe Juventusit, por pa fitues

Roma dhe Juventusi i kanë ndarë pikët, pasi barazuan 1-1 në kuadër të javës së 35-të në Serie A.

Pas 15 minutash lojë, Giallorossët kaluan në epërsi me anë të Romelu Lukakut.

Por, në minutën e 31-të, Geilson Bremer i barazoi shifrat në 1-1, kur u asistua prej Federico Chiesas.

45 minutat e dytë ishin edhe më të luftuar, me dy skuadrat që synonin ta shënonin golin e fitores.

Me të filluar pjesa e dytë, Chiesa (47’) lëshoi një rast të artë shënimi, por portieri i Romës ishte i vëmendshëm.

Juventusi vazhdoi me një dominim të lehtë, duke bërë presion – mirëpo pa ndonjë rrezik të lartë.

Më pas ishte radha për Romën që të bënte presion, por nga tollovitë e shkaktuara në zonën e Zonjës së Vjetër, askush nuk përfitonte.

Pas javës së 35-të, Juventusi është në vendin e tretë me 66 pikë, ndërsa Roma në të pestin ka gjashtë më pak.

Në xhiron e 36-të, Bianconerët do të kenë punë me Salernitanan, ndërsa Roma përballet direkt me Atalantan për vendin e pestë./Njeshi&Telegrafi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...