6.4 C
Pec
E diel, 3 Mars, 2024

Një tërmet i fuqishëm 7.0 godet përgjatë kufirit Kinë-Kirgistan

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7 ballë goditi të martën përgjatë kufirit Kinë-Kirgistan, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara, duke paralajmëruar për dëme të mundshme materiale.

Sipas mediave të huaja, tërmeti u regjistrua vetëm pas orës 2:00 të mëngjesit në një thellësi prej 27 kilometrash në rajonin Xinjiang të Kinës, 140 kilometra në perëndim të qytetit Aksu. Menjëherë pas kësaj, tre tërmete të tjera u regjistruan në zonë, me magnitudë 5.5 dhe 5.1 dhe 5.0 ballë.

USGS tha se ekziston rreziku edhe për viktima të mundshme, megjithëse asnjë nuk ishte raportuar menjëherë në zonën malore, rurale ku goditi tërmeti.

Tërmeti i së martës erdhi një ditë pasi një rrëshqitje dheu varrosi dhjetëra njerëz dhe vrau të paktën tetë në jugperëndim të Kinës. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...