16.8 C
Pec
E enjte, 22 Maj, 2025

Një tërmet me fuqi 6.2 magnitudë godet pjesën perëndimore të Turqisë

Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 6.2 magnitudë ka goditur brigjet e Stambollit, ka njoftuar qendra sizmologjike EMSC.

Epiqendra e tërmetit ishte në Detin Marmara, në periferi të Stambollit, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në provincat tjera.

Banorët e pushtuar nga paniku dolën nga shtëpitë dhe apartamentet e tyre sikurse edhe shumë tjerë që në ato momente gjendeshin në punë.

Shumica e banorëve të prekur nga tërmeti akoma po qëndrojnë në hapësira të hapura nga frika se mund të ndodhë ndonjë tërmet tjetër.

Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya ka njoftuar në rrjetet sociale se agjencitë kompetente kanë dalë në terren për të bërë vlerësimin e dëmeve.

“Uroj që qytetarët tanë të prekur nga tërmeti të rikuperohen shpejtë”, ka shtuar Yerlikaya. /Njeshi/

 

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...