8.5 C
Pec
E shtunë, 24 Shkurt, 2024

Një tjetër spital në Gaza në prag të mbylljes

Organizata Botërore e Shëndetësisë e OKB-së, tha se Spitali Kamal Adwan, në Gazën veriore, e ka ndaluar funksionin ndërsa për momentin është duke u kujdesur veç për 20 pacientë.

“Gaza nuk mund të përballojë të humbasë më spitale… dhe një tjetër është në prag të mbylljes”, shkroi në X, Drejtori i Përgjithshëm i agjencisë Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Kjo është për shkak të luftimeve intensive si dhe mungesës së furnizimeve bazë: ujë, ushqim, ilaçe dhe karburant”, shtoi ai.

Tutje Ghebreyesus theksoi se kjo të privojë mijëra njerëz nga kujdesi thelbësor për shpëtimin e jetës.

Ai gjithashtu tha se janë 14 spitale pjesërisht funksionale; tre spitale me funksion minimal; 19 spitale jofunksionale; dhe dy spitale fushore./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...