18.1 C
Pec
E premte, 20 Qershor, 2025

Një ushtar gjerman dyshohet se ka vrarë katër persona, mesin e tyre edhe një fëmijë

Një ushtar i Bundeswehrit dyshohet se ka vrarë katër persona gjatë natës në shtetin verior gjerman të Saksonisë së Poshtme, thanë të premten policia dhe prokurorët publikë.

Policia e Rotenburgut dhe zyra e prokurorit në Verden lëshuan një deklaratë të përbashkët duke thënë se një fëmijë ishte në mesin e katër trupave të pajetë të zbuluar të premten në mëngjes në dy lokacione.

“Ushtari aktualisht i dyshuar i Bundeswehrit u dorëzua menjëherë pas krimeve dhe u arrestua nga oficerët e policisë”, njoftoi policia. Autoritetet gjermane gjithashtu kanë nisur hetimet rreth rastit gjersa kanë treguar pistat që po ndjekin për zbardhjen e motive të vrasjeve. “Motivi i autorit aktualisht nuk dihet përfundimisht. Një motiv i bazuar në lidhjet familjare nuk mund të përjashtohet”, njoftoi policia dhe prokurorët./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...