22.4 C
Pec
E diel, 14 Korrik, 2024

Një vit nga ndalimi i importeve nga Serbia, BE: Të dyja palët duhet të përmbahen nga hapat e njëanshëm

Gati një vit më parë Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim të ndalojë hyrjen e mallrave të importuara nga Serbia.

Ky vendim i Qeverisë kishte ardhur pas rrëmbimit të tre policëve nga forcat serbe dhe vendimi u mor për “sigurie”, siç kishte thënë Qeveria e Kosovës.

Për këtë çështje ka folur sot  zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. Në një konferencë për media, i pyetur për këtë çështje, Stano ka thënë se të dyja palët duhet të përmbahen nga hapat e njëanshëm dhe të pakoordinuar.

Stano përsëriti se qëndrimi i BE-së është që të dyja palët, çfarëdo që të bëjnë, duhet t’i përmbahen marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut.

“Duhet të parandalojnë ose të përmbahen nga hapat që nuk janë të koordinuar, të njëanshëm dhe në çdo gjë që bëjnë duhet të fokusohen në zbatimin e marrëveshjeve në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai.

Për kohë të gjatë, Serbia ishte ndër shtetet me praninë më të madhe të produkteve të saj në Kosovë, të cilat tani janë të pavërejtshme.

Që nga 15 qershori i vitit të kaluar, në Kosovë është e ndaluar të hyjnë kamionët më mallra serbe. Ky vendim i Qeverisë kishte ardhur pas rrëmbimit të tre policëve nga forcat serbe.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti kishte deklaruar se këtë vendim e ka marrë për arsye të sigurisë.

“Për arsye të sigurisë, si hap i menjëhershëm dhe i domosdoshëm janë shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë, duke kufizuar qarkullimin dhe duke shtuar kontrollet ndaj automjeteve që vinë nga Serbia, sidomos ato transportuese”, ishte shprehur Kurti në atë kohë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...